Joan Mir kampion i MotoGP, piloti i Suzukit merr titullin për herë të parë në karrierë
Joan Mir fiton për të parën herë titullin kampion bote me MotoGP. Edhe pse u rendit në vendin e shtatë në çmimin e madh të Valencias, ishte mjaftueshëm që 23-vjeçari të arrinte suksesin e tij më të madh në karrierë deri më tani.
Një sukses shumë i rëndësishëm për pilotin e Suzukit, që në pistën e Valencias pati dhe ndihmën e shokut të tij të skuadrës, Alex Rins si dhe nga rrëzimi që në fillim i francezit Fabio Quartararo.
Pavarësisht zhvillimit të një tjetër gare, për të mbyllur sezonin, Mir është matematikisht kampioni i ri i MotoGP.
Nuk duhet harruar, që një nga pretendentët e mëdhenj të sezonit si Marc Marquezu u tërhoq që në fillim të sezonit, për shkak të një dëmtimi.
Sa i takon garës së Valencias, në Tormos, i pari që e kaloi vijën e finishit ishte Franco Morbidelli, ndërsa vendet pas tij u pozicionuan nga Miller dhe Espargaro.
Në vendin e tetë u rendit Andrea Dovizioso, ndërsa Valentino Rossi u mjaftua me vendin e 12-të.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta