Joe Biden në Arabinë Saudite për naftën, takim me Bin Salman

16 Korrik 2022 | 09:28

Presidenti amerikan Joe Biden vizitoi Arabinë Saudite, ku u takua me trashëgimtarin e fronit mbretëror, Mohammed Bin Salman.

Një nga motivet e vizitës ishte ç’tensionimi i marrëdhënieve me Rijadin, një nga prodhuesit kryesorë të naftës në botë, në një kohë kur konflikti me Rusinë është përshkallëzuar dhe po ngre inflacionin.

Salman njihet për qëndrimin e tij të rreptë ndaj opozitës dhe është akuzuar si përgjegjës për vdekjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Biden, që ka qenë i ashpër ndaj tij në të kaluarën, bëri të ditur se kishte folur me të për këtë rast.

“Ai më tha se në thelb nuk ishte përgjegjës për vdekjen e tij, ndërsa unë i thash se ishte. Ai insistoi se nuk kishte qenë dhe se kishte vepruar kundër atyre që ishin përgjegjësit e vërtetë. Më pas unë fola edhe për qasjen e tij ndaj opozitës dhe për raste të tjera që në këndvështrimin e administratës sime përbëjnë shkelje e të drejtave të njeriut”, u shpreh Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.

Mes çështjeve të tjera, Biden preku hapin e bërë përpara sa i takon paqes rajonale, duke njoftuar dhe largimin e trupave në kufirin mes Egjiptit dhe Rijadit.

“Paqeruajtësit ndërkombëtarë, përfshirë trupat amerikane, do të largohen nga ishulli Tiran në detin e Kuq, ku kanë qëndruar mbi 40 vjet që nga marrëveshja e Camp David”, tha presidenti.

Vizita e Biden në Lindjen e Mesme shërbeu për të afruar më shumë Izraelin me Arabinë Saudite, një tjetër vend që po shkrin akujt me shtetin hebre.

Dhe në fakt, të premten Arabia Saudite njoftoi hapjen e hapësirës ajrore për linjat izraelite.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Incident në Gjirin Persik, dron godet objektin e naftës në det të hapur në Kuvajt

Një sulm me dron ndaj një strukture nafte në det të hapur në Kuvajt ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe transportit detar...
08:29 | 13/07/2026

Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”

Aktori neozelandez Sam Neill ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Ylli i kinematografisë botërore, i njohur për rolet e tij në filma si “Jurassic Park”...
08:23 | 13/07/2026

SHBA godet sërish Iranin me urdhër të Trump, përdoren për herë të parë dronë të rinj sulmues

Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore kundër Iranit, që zgjati disa orë gjatë natës, duke goditur dhjetëra objektiva ushtarake. Komanda...
07:45 | 13/07/2026