Një ditë pasi u kthye nga Ukraina, vdes papritur aleati i Trump, senatori Lindsey Graham

13 Korrik 2026 | 07:30

Senatori republikan amerikan Lindsey Graham, një nga aleatët më të afërt të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe një prej figurave më me ndikim të politikës së jashtme amerikane, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare. Sipas zyrës së tij, Graham vdiq të shtunën në mbrëmje pas një “sëmundjeje të shkurtër dhe të papritur”.

Sipas gjetjeve paraprake të mjekut ligjor, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një këputje e aortës, arteria kryesore e zemrës.

Vetëm një ditë më parë ai ishte kthyer nga një vizitë në Kiev, ku ishte takuar me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa nuk dihej të kishte probleme shëndetësore. Donald Trump deklaroi se kishte folur me Graham vetëm disa orë para vdekjes së tij, duke e cilësuar atë si një “patriot të vërtetë amerikan” që “do t’i mungojë shumë Amerikës”.

Sipas Axios, Graham foli në telefon me Donald Trump të shtunën në mbrëmje dhe e informoi atë rreth udhëtimit të tij të fundit në Ukrainë, si dhe projektligjit për sanksionet ndaj Rusisë, të cilin ai donte ta hidhte në votim në Senat së shpejti.

Trump i tha Graham se po përgatitej të niste sulme të reja kundër Iranit, pas një sulmi tjetër ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Një person që foli me Graham pak më vonë tha se senatori u ankua se nuk ndihej mirë. Kur iu këshillua të kërkonte ndihmë mjekësore menjëherë, Graham u përgjigj se do ta bënte këtë të dielën në mëngjes, pas paraqitjes së tij të planifikuar në “Meet the Press” të NBC-së.

Më pas ai bëri shaka: “Nuk mund të vdes tani. Ende duhet të miratoj sanksione ndaj Rusisë, të rregulloj Iranin dhe të promovoj normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Arabisë Saudite”, por për fat të keq ai vdiq disa orë më vonë.

I zgjedhur në Senat në vitin 2002, Graham u shqua si një nga zërat më të fortë në favor të ndërhyrjeve ushtarake amerikane dhe mbështetjes së aleatëve të SHBA-së. Ai ishte një mbështetës i vendosur i Ukrainës, Izraelit dhe sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa muajin e kaluar deklaroi se SHBA duhet ta “zhdukte” Iranin nëse ai nuk pranonte kontrollin amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit.

Marrëdhënia e tij me Donald Trump ndryshoi ndjeshëm gjatë viteve. Në vitin 2015 ai e kishte cilësuar Trumpin si “fanatik që nxit racizmin, ksenofobinë dhe intolerancën fetare”, ndërsa në prag të zgjedhjeve të vitit 2016 paralajmëronte se emërimi i tij do të ishte shkatërrues për Partinë Republikane. Edhe pas sulmit ndaj Kapitolit në vitin 2021 ai u shpreh kritik ndaj Trumpit, por më pas u bë një nga mbështetësit e tij më të fortë, duke votuar kundër shkarkimit të presidentit dhe duke mbështetur kandidaturën e tij në zgjedhjet e vitit 2024.

Pas lajmit për vdekjen e tij, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli humbi “një nga miqtë e tij më të mëdhenj”, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi Grahamin si “një udhëheqës të vendosur” dhe tha se “Amerika dhe bota kanë humbur një figurë të rëndësishme”.

Guvernatori i Karolinës së Jugut, Henry McMaster, do të emërojë një senator të përkohshëm deri në përfundimin e mandatit aktual të Graham në janar, ndërsa pasardhësi i tij do të zgjidhet në zgjedhjet e mesmandatit në nëntor. Vdekja e Graham vjen në një moment të rëndësishëm politik, teksa republikanët mbajnë shumicën 53-47 në Senatin amerikan.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kamioni përplaset me ekipin e emergjencës në Meksikë, 10 viktima mes tyre dy të mitur

Të paktën 10 persona, mes tyre edhe dy të mitur, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në shtetin perëndimor meksikan të Jaliscos....
08:40 | 13/07/2026

Shoferi i automjetit humb kontrollin dhe futet në një treg, humbin jetën 6 persona në Kili

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë, pasi një automjet u përplas me një treg në qytetin Viaa...
08:36 | 13/07/2026

Incident në Gjirin Persik, droni godet objektin e naftës në det të hapur në Kuvajt

Një sulm me dron ndaj një strukture nafte në det të hapur në Kuvajt ka rikthyer shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës energjetike dhe transportit detar...
08:29 | 13/07/2026