Shoferi i automjetit humb kontrollin dhe futet në një treg, humbin jetën 6 persona në Kili (VIDEO)

13 Korrik 2026 | 08:36

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë, pasi një automjet u përplas me një treg në qytetin Viaa del Mar, në perëndim të kryeqytetit Santiago, në Kili ndërsa shoferi i makinës është arrestuar nga autoritetet.

Sipas xhandarmërisë kiliane, drejtuesi i mjetit, i cili është një oficer i Marinës jashtë detyrës, humbi kontrollin e automjetit për arsye ende të paqarta dhe u përplas me këmbësorët në periferi të tregut Caupolican. Ai është marrë në paraburgim dhe i janë kryer testet përkatëse.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, automjeti po lëvizte me shpejtësi në rrugën pranë tregut të hapur. Hetuesit kanë bërë të ditur se shoferi nuk rezultoi nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një nga pistat që po shqyrtohet është mundësia që ai të ketë humbur kontrollin gjatë një veprimi të pakujdesshëm, pasi dyshohet se po fishkëllente në momentin e ngjarjes.

Pamjet nga vendi i aksidentit tregojnë një automjet të bardhë me xham të thyer dhe pjesën e përparme të dëmtuar, ndërsa përreth tij shihen sende të shpërndara që dyshohet se i përkisnin tregut.

Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike. Sipas dëshmive të mbledhura nga autoritetet, shumica e personave të prekur besohet se ishin tregtarë që punonin në zonë.

Bashkia e Viña del Mar ka njoftuar se do të ofrojë mbështetje ligjore dhe psikologjike për viktimat dhe familjarët e tyre. Qyteti bregdetar ndodhet rreth 120 kilometra në perëndim të Santiago-s, përgjatë bregut të Oqeanit Paqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona

Rreth 300 persona janë evakuuar si masë paraprake nga një lagje në periferi të Parisit, pranë një sinagoge hebraike, pasi një automjet i dyshimtë është...
09:31 | 13/07/2026

Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë

Turqia ka dërguar 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë me dy avionë ushtarakë mallrash, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. Dërgesa mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar...
09:25 | 13/07/2026

Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se kishte folur në telefon me senatorin republikan të ndjerë Lindsey Graham vetëm pak...
09:22 | 13/07/2026