Joe Biden në kufirin SHBA-Meksikë, ndjek nga afër kontrollet për drogë
Presidenti Joe Biden përshkoi një segment të gjatë me baltë në kufirin SHBA-Meksikë, në vizitën e tij të parë në këtë zonë pas dy vitesh në detyrë.
Bëhet fjalë për një vizitë të mbuluar nga tensionet politike mbi emigracionin, me republikanët që e fajësojnë presidentin për numrin rekord të emigrantëve që kanë hyrë në vend.
Në ndalesën e tij të parë, Biden vëzhgoi oficerët kufitarë në El Paso, të cilët i treguan se si kontrollojnë makinat për drogë dhe para’. Më pas ishte radha e një rruge me pluhur, në afërsi të kufirit metalik që ndan Shtetet e Bashkuara nga qyteti meksikan Siudad Huarez.
Presidenti vizitoi edhe Qendrën e Shërbimit për Emigrantët dhe u takua me organizatat jofitimprurëse dhe grupet fetare që mbështesin ardhjen e emigrantëve në Shtetet e Bashkuara.
Nga El Paso, Biden vazhdoi udhëtimin drejt kryeqytetit të Meksikës, ku ai dhe krerët e shtetit meksikan dhe kanadez takohen për një samit të liderëve të Amerikës Veriore, ku emigracioni është pjesë e agjendës së bisedimeve.
LEXONI GJITHASHTU
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 17:23 Netanyahu rikthehet në gjykatë, vijon gjyqi për korrupsion