“Jogi” trajner i Gjermanisë së paku deri në “Euro 2021”
Joakim Lëv do të vijojë të jetë trajner i Kombëtares së Gjermanisë. Pas mbledhjes së kësaj të hëne, drejtuesit e federatës gjermane të futbollit kanë vendosur të vijojnë bashkëpunimin me trajnerin i cili fitoi Kupën e Botës në vitin 2014.
Paraqitjet jo të mira të “panzerave” në takimet e fundit dhe humbja përparuese 6-0 nga Spanja, ngritën dyshime për të ardhmen e Jogit, që u duk se ishte në fund të aventurës së tij me përfaqësues. Megjithatë pas diskutimeve nga drejtuesit e federatës, është parë e arsyeshme që 60-vjeccari të vijojë punën së paku deri në fund të kampionatit europian, që është programuar për t’u zhvilluar në verën e vitit 2021.
Drejtuesit e federatës besojnë tek puna e teknikut i cili prej kohësh ka si objektiv rinovimin e kombëtares gjermane, për të pasur një ekip sa më konkurrues, në mënyrë që të evitohet një paraqitje si ajo e kampionatit botëror të vitit 2018, kur “panzerat” nuk kaluan as grupet.
Lëv është trajner i Gjermanisë që nga viti 2006, duke qenë një nga trajnerët më jetëgjatë në stolin e një skuadre përfaqësuese.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta