Jonila Godole: Mes PD dhe LSI pati ftohje, kjo e dëmtoi synimin e përbashkët

29 Prill 2021 | 22:25

Jonila Godole, drejtore e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë thotë se PD dhe LSI do të duhet të kishin dalë në një koalicion në zgjedhje përderisa morën së bashku disa akte radikale si djegia e mandateve dhe mos pjesëmarrja në zgjedhje lokale.

Kjo sipas saj ishte zgjidhja më e mirë strategjike për të ardhur në pushtet, por shton se kjo nuk u arrit për shkak se pati një çarje mes tyre.

“Kur PD dogji mandatet, LSI e ndoqi dhe befas në atë moment u bënë bashkë pasi panë si rrezikun më të madh regjimin e Edi Ramës. Por diçka ndodhi gjatë rrugës, nuk e kuptoj se çfarë ka ndodhur gjatë rrugës ku ndodhi njëlloj ftohje mos të them çarje e kësaj opozite të bashkuar që kishte një synim të përbashkët”, u shpreh znj. Godole.

Pedagogia nënvizoi se kjo sjellje solli dhe një konfuzion tek mbështetësit e tyre dhe shtoi se mos arritja e një koalicioni para zgjedhor mund të mos ketë ardhur për arsye pragmatiste.

“Nuk kam një përgjigje dhe nuk dua të hyj tek teoritë e konspiracionit që këtë e ka bëra Rama, këtë e ka bërë ai. Mendoj se ka qenë diçka pragmatiste në momentin e fundit. Kjo ka sjellë konfuzion dhe i ka dëmtua”, tha drejtorja e IDMC-së.

Analistja Edlira Gjoni nga ana tjetër tha se “dalja veç në zgjedhje e PD-së dhe LSI-së i ka bërë nder të djathtëve”.

“Nesër një votues i PD-së do të jetë edhe më i bindur për të dalë në zgjedhje pikërisht nga kjo gjë. S’është marrëdhënie natyrale, LSI mbetet e majtë”, tha ajo.

Por sipas Jonila Godole nëse “militantëve u thuhet nëse doni të vini në pushtet me LSI-në, apo jo, jam e sigurt se përgjigja do jetë pragmatiste”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë

Në emisionin “E Vërteta me Fjalë” në Euronews Albania, Baton Haxhiu, autori i emisionit analizon fenomenin e votave të pavlefshme dhe sipas tij ky është...
11:57 | 08/05/2021

Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, u përdor për herë të parë vota preferenciale. Por, listat nuk ishin plotësisht të hapura pasi siç e tregon...
19:36 | 03/05/2021

Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike

Kryetari i partisë Bindja Demokratike, Astrit Patozi ka dhënë dorëheqjen si drejtues kësaj force politike pas rezultatit zhgënjyes që mori në zgjedhjet parlamentare të 25...
13:00 | 02/05/2021