Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet
Kandidatja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, shpjegoi dobitë që sipas saj ka taksa e sheshtë. Aplikimi i saj thotë znj. Tabaku ndikon në formalizimin e ekonomisë, rritjen e investimeve dhe shtimin e konsumit.
“Taksa e sheshtë do të bëjë që të gjithë të jenë të unifikuar. Ajo është taksa bazë, që bën në të gjithë botën formalizmin e ekonomisë. Sot sipërmarrja është në nivelin më të ulët të investimeve, të punësimit dhe në depresion më të madh ekonomik, e thotë BSH-së. Energjia që çlirohet nga aplikimi i taksës së sheshtë do të sjellë rrezitjen e konsumit dhe do të krijojë rritjen e TVSH.Kjo është e njohur në tërë botën”, tha ajo.
Gazetarja Ilva Tare mori si shembull pagën 150 mijë lekë, dhe kërkoi nga Tabaku të shpjegonte se ku qëndron dallimi mes taksës progresive dhe asaj të sheshtë, për këtë kandidatja e PD-së u shpreh si vijon:
“Taksa progresive e takson më shumë, taksohet 13%, kurse ne do ta taksojmë 9%. Paga 0-30 mijë lekë është e përjashtuar dhe është zero. Sigurisht është e përjashtuar. Nuk taksohet. Rama ka rritur në 40% numrin e atyre që jetojnë me 4 dollarë në ditë, e thotë Banka Botërore”, shtoi ajo.
Lexoni gjithashtu:
Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill
Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore
Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD
Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta