Tabaku: Inceneratorët e miqve të Ramës do zhvasin 400 mln euro
Ish- deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon se inceneratorët po i marrin shqiptarëve 400 milionë euro nga xhepi. Këtu ajo ju referua inceneratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan.
“Të gjitha projektet PPP të implementuar nga Rama janë kriminale dhe vjedhje e hapur e taksave të shqiptarëve. Por vjedhja dhe abuzimi më i madh janë 3 PPP-të e inceneratorëve”,- u shpreh Tabaku teksa shtoi se janë paguar në total 79 milionë euro dhe puna nuk ka filluar akoma.
“Bashkia e Tiranës ka rritur mbi 35% tarifën e pastrimit. Qytetarët e Tiranës paguajnë më shumë tarifë pastrimi, bizneset në Tiranë paguajnë më shumë tarifë pastrimi por qytetarët e Durrësit u mbushën nga plehrat pikërisht që inceneratori i Tiranës të menaxhojë mbetjet e tyre”,- theksoi ish-deputetja e PD-së.
“Ndërsa Durrësin e mbysin në plehra dhe Tiranën në taksa, inceneratori i Fierit ka marrë deri më sot 24 milionë euro (2 milionë euro më shumë se kontrata fillestare). Sipas kompanisë që fitoi PPP-në, godina e inceneratorit duhet të përfundonte në shtator 2019. Një vit e pak pas kësaj date godina nuk ka përfunduar dhe dyshja Ahmetaj- Mëritiri vazhdojnë e marrin taksat e shqiptarëve për një punë të pakryer”,- tha Tabaku teksa solli sërish në vëmendje zgjedhjet e 25 Prillit duke apeluar për votat e shqiptarëve.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta