Jorida Tabaku: Të gjitha PPP do t’i kalojmë në skaner, do japim me koncesion vetëm burimet natyrore
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë emisionit “Ilva Now” deklaroi se nëse PD vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit, nuk do të japë me PPP shërbime që duhet t’i ofroje vetë shteti.
Znj. Tabaku tha se PS e “zhbëri konceptin e PPP dhe morën çdo shërbim publik që ishte në formë tenderi e dhanë me koncesion” ndërkohë që këo “ishin shërbime që duhet t’ ofronin vetë”.
Ajo mori si shembull ekstrem çështjen e ndërtimit të inceneratorëve duke thënë se është një aferë korruptive e pastër. Znj. Tabaku nënvizoi se “PD do të qeveris me një vullnet të hekurt për luftimin e korrupsionit” dhe premtoi se çdo PPP do të kalojë në kontroll.
“PD do të ketë një skanim të plotë të të gjitha kontratave koncesionare që do të shkojnë përpara drejtësisë. Ndërkohë që ky skanim ndodh në dy vite do të bëhet një strategji afatgjatë për burimet natyrore, pa pagesë nga buxheti i shtetit në qoftë se do të ketë koncesione dhe PPP. Si parim buxheti i shtetit do të dedikohet për shërbime tradicionale që do t’i ofrohen qytetarëve”, tha znj. Tabaku.
Lexoni gjithashtu:
Jorida Tabaku: PD ka ‘grup për mbrojtjen e votës’ më 25 prill
Jorida Tabaku: Votues të zhgënjyer të PS në 2013, sot po mbështesin PD
Bashkëqeverisje PD-PS pas 25 prillit? Jorida Tabaku jep përgjigjen e prerë
Tabaku zbërthen dobitë e taksës së sheshtë: Paga 0-30 mijë lekë nuk do taksohet
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 19:33 Izraeli dhe Libani nënshkruajnë sonte në Uashington marrëveshjen e armëpushimit
- 19:31 Betonizim dhe tharje e Banjave Termale të Bënjës? Rama: Manipulim dhe dezinformim digjital, algoritmi ka shpërthyer…
- 19:10 LIVE- Dita e 27-të e protestës në Tiranë, qytetarët marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:04 “Nuk e braktise vajzën edhe në frymën e fundit”, deklarata rrënqethëse e bashkëshortit që humbi gruan nga tërmeti
- 18:35 Sulmet e fundit iraniane me dronë, Trump: Një shkelje e pamend e marrëveshjes së armëpushimit
- 18:28 KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Kosovë