Jose Mourinho emërohet trajner i ri i Romës
Jose Mourinho është emëruar trajner i ekipit të Romës duke nisur nga sezoni i ri 2021-22. Portugezi do të zëvendësojë Paulo Fonseca, shkarkimi i të cilit u njoftua pak orë më parë nga ekipi italian.
Mourinho u shkarkua si trajner i Tottenham më 19 prill dhe ai pati deklaruar se do të merrte pak kohë për t’u rikthyer pas këtij largimi.
Portugezi ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me Romën, e cila aktualisht renditet në vend të 7-të në Serie A.
𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 🤝
The club are delighted to announce an agreement has been reached with Jose Mourinho for him to become our new head coach ahead of the 2021-22 season.
#ASRoma pic.twitter.com/f5YGGIVFJp— AS Roma English (@ASRomaEN) May 4, 2021
Pas njoftimit zyrtar për detyrën e re, Mourinho u ka dërguar dhe një mesazh mbështetësve të Romës përmes një postimi në Instagram.
“Pasioni i jashtëzakonshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranojë këtë detyrë dhe mezi pres të nisi sezoni i ardhshëm. I uroj Paulo Fonseca fat”, shprehet portugezi.
View this post on Instagram
58-vjeçari ka drejtuar më parë Interin në Itali, me të cilin arriti një sukses të madh duke fituar titullin kampion, Champions League dhe Kupën e Italisë.
Ndërkohë gjatë karrierës, ai ka drejtuar dhe ekipe të tjera të njohura si Real Madrid, Chelsea dhe Manchester United.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta