Joshua ndal Paul me nokaut në raundin VI, në garë për titullin e peshave të rënda
Pritej që dueli ndaj Jake Paul të mbyllej më shpejt, megjithatë Anthony Joshua ia doli të dhurojë një performancë pozitive e në fund të marrë një fitore më se të merituar ndaj amerikanit.
36-vjeçari triumfoi me KO në raundin e gjashtë, ndërsa kishte hedhur disa herë përtokë aktorin dhe youtuberin e njohur, Jake Paul, i cili muaj më parë vendosi ti bashkohet boksit. Diferencat mes tyre janë të mëdha sidomos në aspektin fizik, por më tepër në eksperiencë, ku Joshua është 2 herë kampion bote në boks.
Dueli mes tyre nuk ishte i ndonjë niveli të jashtëzakonshëm, por natyrisht i administruar më mirë nga Anthony Joshua që përfitoi nga lodhja e kundërshtarit duke e hedhur përtokë. Një ballafaqim që me sa duket nuk kishte nevojë për dedikim më të madh nga 36-vjecari që në përfundim e vlerësoi Paul.
“Dua ta përgëzoj – ai u ngrit vazhdimisht. Ishte e vështirë për të atje brenda, por ai vazhdonte të përpiqej të gjente një mënyrë. Duhet një burrë i vërtetë për ta bërë këtë. Për këtë duel ishin vendosur në dispozicion 184 milionë dollarë, para të cilat do të ndahen në mënyrë të barabartë mes tyre.
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun