Jozefina Topalli dorëhiqet nga drejtimi i “Lëvizjes për Ndryshim”
Jozefina Topalli, kryetare e partisë “Lëvizja për Ndryshim” ka dhënë dorëheqjen pas rezultatit zhgënjyes të arritur më 25 prill.
“Lëvizja për Ndryshim nuk ia doli për t’u bërë faktor në këto zgjedhje. Por unë dëshiroj të falënderoj stafin, secilin prej kandidatëve që sfiduan klasën politike aktuale; të falënderoj të gjithë ata që besuan. Duke u larguar nga drejtimi i kësaj Lëvizje uroj që njerëz patriot dhe të pakorruptuar të vazhdojnë Lëvizjen për reformimin e se djathtës shqiptare”, shprehet znj. Topalli.
Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit partia “Lëvizja për Ndryshim” mori në të gjithë vendin 7 049 vota.
Në Qarkun e Shkodrës, partia e znj. Topalli mori 1 389 vota ndërsa si vota preferenciale mori 598 vota.
Jozefina Topalli ka drejtuar Kuvendin e Shqipërisë për 8 vite gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, 2005-2009.
Gjithashtu Tpalli ka mbajtur dhe postin e zv.kryetares së PD-së nga viti 1996 deri në vitin 2009. Ajo u zgjodh për herë të parë deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996 dhe më pas u rizgjodh edhe katër legjislatura të tjera.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit