Juibelu i 60-të, nis sonte festivali i fëmijëve në Shkodër

10 Qershor 2022 | 17:09

Sonte starton në Shkodër Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë. Do të jetë një spektakël i veçantë pasi është jubileu i 60-të i tij.

Pak orë para nisjes ndërsa po bëhen punimet e fundit në skenografi, stafi organizator i festivalit zbulon disa prej risive që pritet të ketë ai përgjatë tri netëve.

“Këngat e reja janë të marra nga të gjitha trevat shqip folëse. E reja e 60-vjetorit është se ne bëjmë një retrospektivë të të gjitha arritheve të këngës për fëmijë, thotë udhëheqësi artistik, Roland Guli.

“Skenari zakonisht nëpër festivale, përfaqëson një lloj politike të festivalit. Ka ato simbolikat e fshehta që nuk kuptohen menjëherë dhe ne përpiqemi t’i nxjerrim në dritë. Jemi munduar të nxjerrim një skenar, sa më afër jetës reale”, u shpreh skenaristja Ermira Alija.

Producentja ekzekutive e Festivalit Mbarëkombetar të Këngës për Fëmijë, Manjola Lloja tregon se puna për edicionin e 60 të tij ka nisur një vit përpara, para se  profesor Kujtim Alija të ndërronte jetë.

“Ky është një festival për fëmijët në të gjitha dimensionet. Më vjen shumë mirë që festivali i bën bashkë të gjithë dhe kjo punë që ka nisur një vit përpara, kur profesor Kujtimi ishte me ne”, tha Lloja.

Ky festival do të ketë 20 këngë në konkurim ndërsa do të shoqërohen nga 85 fëmijë, pjesë e korit të festivalit, si dhe 65 të tjerë si balerinë. Në natën e tretë do të ndahen dy çmime që janë çmimi i parë dhe çmimi Kujtim Alija, në nder të profesorit, ikonë e këtij festivali.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026