Juristi Lapaj: Qeveria duhet të marrë më shumë masa për të penguar rritjen e çmimeve
Juristi Adriatik Lapaj tha për Euronews Albania se ka vend për të marrë masa sa i takon rritjes së çmimeve.
Ai u shpreh se kjo është një çështje për të cilën duhet protestuar, ndërsa theksoi se qëllimi u arrit deri diku për aq kohë sa nga protesta e mbajtur të hënën e kaluar kryeministri Rama lajmëroi se nuk do të rritet çmimi energjisë për konsumatorët dhe biznesin e vogël.
Sipas Lapajt masa duhen marrë dhe për bizneset e mëdha duke qenë se efektet do reflektohen dhe te populli, ndërsa vend për përmirësim ka dhe në menaxhimin e sistemit tonë energjitik.
“Ne nuk mund të prodhojmë energji elektrike për vende të tjera në momentet që vetë jemi në kushtet e emergjencës energjitike. Këto janë disa mekanizma që mbrojnë qytetarin, mbrojnë pasuritë e këtij vendi,” – u shpreh juristi.
Ai solli në vëmendje se produktet e shportës nuk mund të tatohen njësoj me ato të luksit, ndërsa theksoi se nuk ishte për falimentim të shtetit duke qenë se shteti mbahet nga taksat, por për marrjen e masave ekstreme për të garantuar ecurinë e ekonomisë dhe mbrojtjen e qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta