Juristi Jordan Daci: Ministria e Kulturës mund të detyrohet ta ndërtojë Teatrin Kombëtar siç ka qenë
Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së Teatrit Kombëtar në varësi të Bashkisë së Tiranës, dhe ky akt tashmë i heq përfundimisht të drejtën Bashkisë për të vijuar procedurat për ndërtimin e godinës së re.
Juristi Jordan Daci në intervistë për Euronews Albania tha se leja, e cila u miratua pak ditë më parë është e pavlefshme.
“Bashkia Tiranë nuk ka më asnjë lloj autoriteti për t’u marrë me këtë gjë, nuk mund të bëjë asnjë ndërtim dhe leja që u miratua pak ditë përpara, tashmë është e pavlefshme dhe ky efekti i këtij vendimi është i menjëhershëm”, tha ai.
Ai theksoi se duhet pritur arsyetimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese, ndërsa tha se nuk përjashtohet mundësia që Ministria e Kulturës të jetë e detyruar ta ndërtojë Teatrin ashtu siç ka qenë.
“Tashmë ministria do duhet të zhvillojë një projekt që është krejt ndryshe nga ajo që kemi në terren dhe i përket të ardhmes dhe jo të sotmes. Në këtë vendim duhet të pritet arsyetimi ,sepse në arsyetim jam i sigurt se edhe vetë ministria do të kufizohet në veprimtarinë e saj, mund të kemi edhe një detyrim që ministria mund ta ndërtojë Teatrin siç ka qenë”, tha Daci.
Juristi tha se ky vendim duhet përshëndetur pasi ka vendosur të mbrojë interesin publik duke përjashtuar skemat e ndërtimit me Partneritet Publik Privat (PPP).
“Gjykata ka vendosur pikat mbi “i”, pasi ligji i parlamentit dhe vendimi cenon parimet themelore të shtetit të së drejtës dhe trashëgiminë kulturore. E shoh si triumf të shtetit të së drejtës dhe kushtetutshmërisë në vendin tonë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta