Avokati Meksi: Policia e Shtetit ka shkelur ligjin gjatë protestave
Aktivisti Redon Meksi, me profesion avokat, thotë se autoritetet kanë shkelur ligjet në arrestimin e protestuesve.
Meksi thotë se bëhet fjalë për 20 persona të shoqëruar në ditë gjatë 5 ditëve protestë, ku 13 persona janë arrestuar ditën e parë dhe 35 ditën e dytë.
Me akuzën e prishjes së rendit publik dhe bllokimin e qarkullimit automobilistik, ata janë mbajtur 72 orë në paraburgim.
Të gjithë të arrestuarit janë liruar tashmë dhe po hetohen në detyrim paraqitje.
Redon Meksi thotë se fillimisht ndaj tyre është ngritur akuza e organizimit dhe marrja pjesë në protesta të paligjshme, ligj që është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.
Për akuzën tjetër, ai thotë se “qëllimi nuk ka qenë bllokimi i rrugës” por është gjetur një formë për të arritur qëllimin e protestës.
Juristi thotë se përfshirja e policëve civilë në protesta nuk lejohet pasi mund të përdoren për të përshkallëzuar protestën.
“Nuk lejohen civilët dhe policët pa numër identifikimi. Kjo gjë është e parashikuar në ligj. Në protesta jo vetëm që ka pasur policë civilë, por edhe kanë bërë arrestime”, tha Meksi.
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor