Juristja: Prokurorët dhe gjyqtarët po largohen nga detyra, nuk justifikojnë pasuritë

10 Tetor 2022 | 08:53

Juristja, Eneida Bozheku deklaroi se ka shumë gjyqtarë dhe prokurorë të cilët po largohen nga sistemi i drejtësisë, për shkak se nuk justifikojnë pasuritë.

Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Bozheku u shpreh se që te mosjustifikimi i pasurisë, fillon problemi i sistemit.

“Fakti që nga radhët e drejtësisë po largohen jashtëzakonisht shumë gjyqtarë dhe prokurorë, ku kriteri bazë që largohen është problemi me pasurinë, pikëpyetja që ngrihet është: kjo pasuri, si u bë gjatë shërbimit si prokuror apo gjyqtar kur rroga është tjetër?

Pra, që këtu fillon sistemi. Nuk është se nuk ka hapësira, është thjesht çështje interesi personal, ndonjëherë i diktuar nga rrethana të tjera. E ka në dorë prokurori dhe gjyqtari”, theksoi ajo.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026