Juventus dhe Milan matin forcat në superfidën e Serie A
Juventus dhe Milan do të matin forcat në ndeshjen e javës së katërt të Seria A. Torinezët do të kërkojnë kthesën pas nisjes negative që i kanë bërë sezonit, duke marrë vetëm 1 pikë në tre ndeshje, por nuk do e kenë aspak të lehtë ndaj kuqezinjve.
Milan ka marrë maksimumin e pikëve në këtë fillim kampionati duke grumbulluar 9 pikë të plota e do të kërkojë që ndaj “Zonjës së Vjetër” të vijojë me rezultate pozitive.
Rikthimi në Champions League mund të jetë diçka pozitive për Milan, ndërsa në anën tjetër Juventus mund të konsiderohet në krizë nëse dështon që në shtëpi të mos dalë me pikë të plota.
Milan duhet të luajë pa Ibrahimoviç Bakajoko, Kruniç dhe Kalabria çka e rrit vështirësinë për kuqezinjtë në transfertën e “Allianz Stadium”.
Juventus në krahun tjetër ka treguar se do i duhet ende kohë që të përshtatet pa Ronaldon, i cili mori valixhet nga bardhezinjtë vetëm pak javë më parë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta