Juventus pezullon tre lojtarë, festë private në shkelje të rregullave anti-COVID
Një festë private e organizuar nga mesfushori i Juventusit, Ueston Mek-Keni ka sjellë pezullimin e tre lojtarëve nga ana e drejtuesve bardhezi dhe gjobë nga autoritet italianë për shkak të shkeljes së rregullave anti-covid.
Drejtuesit e Juventusit po konsiderojnë pezullimin e tre futbollistëve, të cilët kanë marrë pjesë në një festë private duke thyer rregullat e COVID-19.
E përditshmja “La Stampa” ka bërë të ditur se futbollistët që pritet të pezullohen për këtë shkelje janë sulmuesi Paulo Dybala dhe mesfushorët Ueston MeKeni dhe braziliani Artur Melo.
Gazeta bën të ditur se mesfushori amerikan, McKennie kishte organizuar një festë private duke ftuar mbi dhjetë persona, ku në mesin e tyre ishin edhe Dybala e Arthur.
Në Itali është e ndaluar organizimi i festave private për shkak të rregullave anti-COVID-19
Mësohet se secili prej pjesëmarrësve në këtë festë ka marrë një gjobë prej 500 eurosh nga policia ndërsa Juventusi po synon të shkoj edhe më tej duke i pezulluar futbollistët në fjalë.
Sikur të mos mjaftonin telashet në klubin bardhezi, edhe Leonardo Bonnucci ka rezultuar pozitiv me Coronavirus, pas kontrolleve të bëra. Ai do humbasë ndeshjen e ardhshme por jo vetëm, teksa trajnerit Pirlo do i duhet të bëjë pa të edhe për dy ndeshjet e ardhshme në Serinë-A.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta