Juventus pret kundërshtarin, Napoli e Inter në garë për një vend në finalen e Kupës së Italisë
Sot pritet që të përcaktohet ekipi i dytë finalist i Kupës së Italisë.
Në garë janë Interi dhe Napoli që luajnë ndeshjen e kthimit mes tyre. Napolitanet vijnë disi më të favorizuar në këtë përballje pasi në ndeshjen e parë që u luajt më 12 shkurt në San Siro arritën një fitore minimale 1-0.
Të dyja skuadrat vijnë pas më shumë se 100 ditëve ndërprerje të aktiviteteve për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe sigurisht që nuk janë në njëqind përqindëshin e formës. Për këtë arsye, një peshë të madhe do të lojës do ta kenë në dorë edhe trajnerët, Gennaro Gattuso e Antonio Conte, pasi më shumë se një përballje fizike kjo do të jetë një ndeshje taktike.
Në finalen që do të luhet më 17 qershor është Juventusi, që mbrëmjen e djeshme arriti të kualifikohej përballë Milanit.
Ndeshja e luajtur në Torino u mbyll barazim pa gola, por e ashtuquajtura “Zonja e Vjetër” kaloi më tej falë golit në fushën kundërshtare, pasi takimi i vajtjes, luajtur në San Siro më 13 shkurt ishte mbyllur 1-1.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta