Juventusi eliminon Lazion, zbulohen 4 gjysmëfinalistet e Kupës së Italisë
Juventus-Inter dhe Kremoneze-Fiorentina janë dy gjysmëfinalet e kupës së Italisë. Bardhezinjtë eliminuan Lazion në çerekfinale, në një përballje që prodhoi vetëm një gol. Një gol i Bremer në pjesën e parë solli kualifikimin e torinezëve, të cilët zhvilluan një 90 minutësh pozitiv, në krahasim me skuadrën kundërshtare.
Pavarësisht se vinte me 6 mungesa në këtë përballje, Juventusi duket se nuk pati problem për të arritur triumfin. Në fazën tjetër, bardhezinjtë e Maksimiliano Alegrit përballen me Interin. Këta të fundit mposhtën Atalantën po me rezultat minimal 1-0.
Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Kremonezes dhe Fiorentinës, ku skuadra nga Kremona ka zhvilluar një rrugëtim të jashtëzakonshëm. Dy skuadrat e eliminuara prej tyre në kupë janë Napoli dhe më pas Roma. Sa i përket Fiorentinës në çerekfinale eliminoi Torinon pas fitores 2-1. Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen më 5 prill, ndërsa ato të kthimit më 26 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta