Juventusi monitoron mesfushorin e Barcelonës
Mesfushori i Barcelonës, Frenkie De Jong aktualisht është i zhgënjyer me trajtimin e tij në klub, veçanërisht në lidhje me minutazhin e lojës, pasi trajneri Xavi deri tani ka preferuar dyshen, Pedri dhe Gavi në mes të fushës së bashku me veteranin Sergio Busquets.
De Jong si duket nuk është pjesë e planeve taktike të trajnerit, të paktën për momentin, duke e bërë largimin e tij më të mundshëm në merkaton e janarit, shkruan KosovaPress.
“Calciomercato” raporton se Juventusi është duke e monitoruar situatën e De Jong pavarësisht kontratës së tij me “Blaugranët” që skadon në verën e vitit 2026.
Duke e identifikuar atë si profilin ideal për rolin e mesfushorit qendror, “Zonja e Vjetër” mund të jetë në gjendje t’i ofrojë yllit holandez atë që ai dëshiron, një vend të rregullt në formacionin startues.
Manchester United është gjithashtu pretendent për të siguruar lojtarin Frenkie De Jong.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta