Juventusi në karantinë, dy zyrtarë të klubit të infektuar nga koronavirusi

3 Tetor 2020 | 17:04

Klubi i Juventusit njoftoi pasditen e së shtunës se ka vënë në karantinë skuadrën dhe pjesën e zyrtarëve të saj pasi dy anëtarë rezultuan të infektuar me koronavirus.

Në njoftimin e shpërndarë për shtyp, Juventus thekson se dy personat që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nuk janë futbollistë dhe as anëtarë të stafit teknik, por zyrtarë të klubit.

“Sidoqoftë, në respekt të protokolleve e gjithë skuadra është vënë prej këtij momenti në izolim me mirëbesim, kjo do t’i mundësoi grupit që nuk ka rezultuar pozitiv në teste të zhvillojë kontrollet dhe aktivitetin normal të stërvitjeve dhe ndeshjeve, por do t’u kufizojë kontaktet me jashtë,” – theksohet në njoftimin e klubit kampion të Italisë.

Juventus ndeshet të dielën me Napolin, skuadër që ka pasur së fundmi të infektuar dy lojtarë, Zielinskin dhe Elmas, ndërkohë që një muaj më parë pati të prekur nga koronavirusi edhe Presidentin, Aurelio De Laurentiis.

Kampionët aktual të Italisë, që këtë sezon drejtohen nga ish-futbollisti Andrea Pirlo, kanë mundur të mbledhin 4 pikë në dy javët e shkuara të kampionatit, një fitore 1-0 ndaj Sampdorias dhe një barazim 2-2 ndaj Romës, i siguruar ky falë Cristiano Ronaldos.

Napoli, Atalanta, Milan dhe Inter janë ndër të vetmet skuadra që kanë siguruar fitore në dy javët e para të Serie-A.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026