‘Ka shumë drejtorë’, ish-ministri Lleshaj: Policia duhet të reformohet

30 Shtator 2021 | 12:50

Ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj tha në Euronews Albania se policia duhet të hyjë në një fazë të re transformimi dhe reformimi.

Sipas tij, është shumë e nevojshme që të shtohet numri i efektive të policisë dhe të ristrukturohet trupa, në mënyrë që sa më shumë policisë të zbresin në terren.

Policia, tha ish-ministri sot ka shumë drejtorë në një kohë që duhet të ketë shumë më tepër operatorë terreni tha ish-ministri.

“Duhet të shtojmë numrin e policive dhe ta ristrukturojmë që policët të zbresin në terren. Duhet hequr burokracia, policia sot ka shumë drejtorë, por ka nevojë për më shumë operatorë. Unë e kam propozuar edhe kur isha ministër që në vend të drejtorive të mëdha të policisë na duhen komisariate të fuqishme policie që t’i shërbejë komunitetit. Duhet të vijojë modernizimi i policisë, shtimi i numrit të efektivëve, zbritja në terren dhe kryesorja Akademia e policisë, që është A dhe ZH e policisë, që jo vetëm rekruton më të mirët, por edhe i edukon”, tha ish-ministri.

Ai i qëndroi idesë që Forcat Ushtarake mund të shërbejnë në radhët e policisë, pasi janë njerëz të trajnuar më së miri, profesionistë të mirëfilltë dhe njerëz të betuar për t’i shërbyer vendit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026