English

Ka nisur plakja, gjysma e banorëve në Shqipëri mbi 36 vjeç

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.

- Advertisement -

Shoqëria jonë po rrudhet. Sot më shumë se gjysma e banorëve janë mbi 36 vjeç, ndryshe nga viti 1990 kur mosha mesore e popullsisë ishte 24 vjeç. Një vit i rritur i moshës mesatare është si një goditje këmbanë që lajmëron fatkeqësinë dhe në tre dekada kambana ka rënë më shumë se 10 herë.

“Kjo ikje ka efekte shkatërruese për vendin tonë. Pse? Nëse në vitet 90 ne kishim 4 të punësuar për një përfitues pensioni, sot kemi 1.4 të punësuar për një përfitues pensioni. Me këtë trend në vitet 2030 do të kemi 1.2 të punësuar për një përfitues pensioni. Kjo tregon që sistemi i pensioneve po shkon në kolaps,” – u shpreh pedagogu i ekonomisë Klodian Muço.

“Largimi i profesionisteve, jo vetëm në sistemin shëndetësor, por në çdo sektor e dëmton dhe lë një boshllëk shumë të madh,” – sqaroi Denisa Canameti nga programi i shëndetësisë në shoqatën “Together for Life”.

Për në një vend si i yni, edhe pandemia solli një goditje të fortë në shëndetësi dhe ekonomi. Efekti i izolimit u pa që në muajt e parë të vitit 2020 dhe në fund të tij, dhe për herë të parë nuk kishte shtesë natyrore. Numri i vdekjeve ishte më i madh se lindjet, ndërsa ndihmat e pamjaftueshme nga njëra anë dhe shpenzimet e larta për kurimin nga ana tjetër, u bënë motiv i fortë për largim. Kjo krizë shëndetësore rezultoi po aq e ashpër edhe në ekonomi.

“Shqipëria kaloi një periudhë shumë të vështirë gjatë pandemisë që filloi në 2020-n, dhe detyrimisht do të kishte refleksionet e veta. Dikur kam thënë që kjo është një pandemi mjekësore, por ne duhet t’i ruhemi një pandemie ekonomike dhe njerëzorë, sepse e dija që do kishte një shfryrje të madhe,” – tha sipërmarrësi, Gjergji Gjika.

“E para goditet biznesi vendas, padiskutim i cili para pandemisë kishte nisur elementet e ndërkombëtarizimit. E dyta goditen qytetarët. Askush nuk u thotë atyre të vërtetën dhe e vërteta është, emigracioni është shumë i fortë, i hidhur, i rëndë. Ai që merr përsipër të kalojë La Manshin për 7 orë, dihet se një hall shumë i madhe ka zënë. E treta goditet shoqëria shqiptare në tërësi, sepse duke pasur një shoqëri e cila jo vetëm nga pikëpamja e moshës ulet ndjeshëm sa i përket efektivitetit në ekonomi. Nga ana tjetër kjo pasqyrohet edhe te jeta reale në shoqëri. E keni vënë re ju që nuk ka kinema, bile edhe teatri u prish,” – shtoi ai.

Largimet po ulin numrin e njerëzve në moshë pune brenda vendit. Gratë po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, dhe këtë vendosin ta bëjnë kur kanë kaluar 27 vite jetë ose më shumë. Në bankat e shkollave po ulen çdo vit 34 mijë fëmijë më pak, ndërsa numri i atyre që dalin në pension çdo vit është 15 mijë.

“Shqipëria është kthyer në fenomen shpopullimi. Nuk do të kemi as lindje, as të rinj. Nuk do kemi më forcë pune. Edhe po të kemi zhvillim ekonomik, kush do punojë në Shqipëri,” – u shpreh ekspertja e statistikave, Ines Nurja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×