Kabineti i luftës i jep autorizimin Netanyahut të nis hakmarrjen ndaj Hezbollahut

29 Korrik 2024 | 12:51

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka autorizuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes që të vendosin se kur dhe si do të hakmerren për sulmin vdekjeprurës nga Hezbollahu.

Ministrat u takuan në një seancë urgjente pas sulmit në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli të shtunën në mbrëmje, ku u vranë 12 fëmijë dhe adoleshentë nga komuniteti Druze. Hezbollahu nga ana tjetër ka mohuar përgjegjësinë.

Ky ishte incidenti më vdekjeprurës ndërkufitar në muajt e fundit të shkëmbimeve të zjarrit midis dy palëve.

Sulmi ka rritur frikën se përplasjet e përmbajtura deri më tani mund të shkojnë në një luftë të përgjithshme.

Qeveritë perëndimore po i kërkojnë Izraelit të tregojë përmbajtje në reagimin e tij.

Shtëpia e Bardhë tha se kishte qenë në “diskutime të vazhdueshme me homologët izraelitë dhe libanezë që nga sulmi i tmerrshëm” në fushën e lojës në qytetin Druze të Majdal Shams.

Të hënën në mëngjes një sulm me dron izraelit jashtë qytetit libanez Shaqra, rreth 6.5 km (katër milje) nga kufiri izraelit, vrau dy persona, tha media shtetërore e Libanit. Hezbollahu njoftoi se të vdekurit ishin dy nga luftëtarët e tij. Izraeli ende nuk e ka komentuar raportin.

Ndërkohë Air France është bërë linja ajrore më e fundit që ka pezulluar fluturimet drejt dhe nga Bejruti, ndërsa pritjet për hakmarrjen izraelite rriten. Lufthansa, Sëiss International Air Lines dhe Euroëings kanë pezulluar në mënyrë të ngjashme fluturimet.

Në Majdal Shams, funeralet e viktimave u zhvilluan të dielën mes skenave të pikëllimit. Mijëra njerëz u mblodhën ndërsa arkivolet, të veshura me të bardha, u transportuan nëpër qytet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se agjentët federalë të emigracionit, ICE nuk do t’i japin fund ndalimeve dhe kontrolleve të automjeteve, një ditë...
14:16 | 15/07/2026

Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi se 12 trupa janë dërguar në spitalet në Gaza dhe një person i plagosur ka vdekur gjatë periudhës së fundit...
13:56 | 15/07/2026

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026