Kaja Kallas reagon pas deklaratës së ministrit izraelit për ndërprerje kontaktesh

18 Qershor 2026 | 13:55

Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka reaguar pasi ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, deklaroi se do të “ndërpresë të gjitha kontaktet” me të.

Deklarata e Sa’ar erdhi pas raportimeve se Kallas, gjatë një vizite në Meksikë në maj, dyshohet se ka krahasuar Izraelin me ish-regjimin e aparteidit në Afrikën e Jugut, gjatë takimeve me zyrtarë lokalë në kuadër të bashkëpunimit BE–Amerikë Latine.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Sa’ar tha se nuk kishte “zgjidhje tjetër veçse të ndërpriste çdo kontakt”, duke shtuar se Kallas nuk kishte dhënë asnjë sqarim apo mohim për deklaratën e raportuar, të cilën ai e cilësoi si “të rëndë”.

Në përgjigje, Kallas tha se Bashkimi Evropian vlerëson dialogun dhe angazhimin me Izraelin dhe mbetet i përkushtuar ndaj një marrëdhënieje konstruktive, duke theksuar gjithashtu se qëndrimi i BE-së mbetet i palëkundur për një zgjidhje me dy shtete si rruga e vetme e qëndrueshme drejt paqes në Lindjen e Mesme.

“I dashur Gideon, siç e dini, BE-ja dhe Izraeli kanë shumë gjëra që na lidhin. Unë e vlerësoj dialogun dhe angazhimin tonë, dhe jam i hapur për të vazhduar në këtë frymë, me respekt dhe në mënyrë konstruktive. Dialogu është themeli i diplomacisë, veçanërisht kur lindin mosmarrëveshje. BE-ja është gjithmonë e përkushtuar për një marrëdhënie konstruktive me Izraelin. Për të sjellë paqe në Lindjen e Mesme, Zgjidhja me Dy Shtete mbetet e vetmja rrugë e zbatueshme. BE-ja ka dënuar vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor që e bëjnë gjithnjë e më të vështirë arritjen e këtij qëllimi. Ky është qëndrimi i BE-së”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Sa’ar reagoi sërish duke kërkuar që Kallas ose të mohojë deklaratën e raportuar, ose të qëndrojë pas saj.

Çështja vjen në një moment tensionesh të larta diplomatike të lidhura edhe me luftën në Gaza, e cila nisi pas sulmeve të 7 tetorit 2023 të grupit palestinez Hamas ndaj Izraelit, dhe pas ofensivës ushtarake izraelite që ka pasuar në territorin e Gazës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vëllezërit Coen të kinemasë botërore do të nderohen me Çmimin Lumière 2026

Dy nga emrat më të shquar të kinemasë botërore, Joel Coen dhe Ethan Coen, do të nderohen me Çmimin Lumière në edicionin e 18-të të...
14:21 | 18/06/2026

Tankeri i parë francez kalon Ngushticën e Hormuzit që nga fillimi i luftës Iran-SHBA

Anija tanker Mraikh, e cila transporton gaz natyror të lëngshëm (LNG), me flamur francez, e marrë me qira nga QatarEnergy, është bërë transportuesi i parë...
14:04 | 18/06/2026

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga çështja e Libanit

Izraeli po “zhvillon negociata të vazhdueshme” me Shtetet e Bashkuara mbi çështjen e vazhdimit të vendosjes së trupave në Libanin jugor, tha për Reuters të enjten një zyrtar i...
12:40 | 18/06/2026