Kakavijë, sekuestrohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara
Policia me anë të një njoftimi në Facebook lajmëroi se i ka sekuestruar 30,800 euro një 64-vjeçari që nuk i kishte deklaruar paratë, teksa kalonte kufirin në Kakavijë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe bazuar në analizën e riskut, mëngjesin e sotëm, në dalje të RSH-së, kanë ndaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip “SUZUKI” me drejtues shtetasin C. Z., 64 vjeç, lindur në Himarë dhe rezident në Greqi”,- thuhet në deklaratën e Policisë.
Burimet Policore bëjnë me dije se në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, u procedua penalisht shtetasi C. Z., për veprat penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Në Shqipëri udhëtarët duhet të deklarojnë detyrimisht në pikat kufitare të hollat dhe sendet me vlerë duke filluar nga shuma 10 mijë euro e sipër. Mosdeklarimi dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vite.
Në varësi të precedencës, apo dhe rastit, udhëtarët që shkelin këtë rregull gjobiten me 10% të vlerës së shumës së padeklaruar të 10,000-20,000 euro; 20% të shumës nga 20,000-50,000 euro e kështu me radhë.
Autoritetet dyshojnë se transporti fizik i parave në kartëmonedha përdoret shpesh edhe nga grupet kriminale për të lëvizur shumat e parave nga një vend në tjetrin.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta