Kalaja e Borshit/ Historia shekullore, tërheq vëmendjen e turistëve të huaj
Piero është një pushues italian, që kalanë e gjeti përmes një guidë turistike.
“Jam Piero dhe vij nga Italia, kalaja është e bukur, mund të ishte akoma më e rikonstruktuar, dhe të bëhej vërtet një destinacion turistik…Këtë kala e pash në një guidë italiane, dhe erdhëm ta shohim sepse ne na pëlqen të vizitojmë edhe vende të kategorisë së dytë, na u duk interesante…Ne nuk kishim parë apo dëgjuar më përpara për këtë kala, vetëm guida na orientoj të vinim këtu.”– tha italiani.
Kalaja e Borshit megjithëse pret vizitorë, është harruar përsa i përket mirëmbajtjes. Muret rrethues të kalasë kanë filluar të bjerë, ndërsa për ti vizituar nga afër duhet të kalosh përmes bimësisë.
Përvec tabelës hyrëse në kala nuk ka asnjë mbishkrim mbi data apo fakte historike, që lidhen me këtë monument kulture.
“Unë mendoj se duhet të ketë më tepër investim dhe promovim, sepse është vend interesant…Sa i perket shqipërisë dhe shqiptarëve isha shum kurioz, kam përshtypjet më të mira, po e shijoj shumë natyrën, plazhet..Do u rekomandoja pushuesve që të vizitonin kalanë dhe të mos e kalonin kohën vetëm në plazh sepse ky vend ofron shumë më shumë”- shtoi ai.
“Hera e parë që vizitoj kalanë e Borshit, por ketu ne Borsh kam qenë edhe më parë. Përshtypjet pozitive në përgjithesi, por thashë është për të ardhur keq që pjesa kulturore nuk është se janë bërë zbulime, nuk është vënë dorë”– shprehet shqiptari.
Edhe pse e lënë në mëshirë të fatit, duke u rrënuar nga koha kalaja e ka kthyer Borshin në një destinacion që ofron det dhe histori.
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku