Kallas: E dëgjuam Trumpin dhe iu përgjigjëm pozitivisht për shpenzimet e mbrojtjes

25 Qershor 2025 | 16:00

Bashkimi Evropian i është përgjigjur thirrjes së Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve ushtarake.

“Ne e kemi dëgjuar Presidentin Trump dhe të gjithë po bëjnë më shumë,” tha Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, në një intervistë për Euronews Today, në prag të samitit historik të NATO-s që po mbahet këtë të mërkurë në Hagë.

Në një mesazh të ndarë nga ish-Presidenti Trump në rrjetet sociale, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e përgëzoi për qasjen e tij ndaj aleancës dhe qëndrimin në konfliktin me Iranin:

“Po fluturoni drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë sonte. Nuk ishte e lehtë, por i kemi të gjithë dakord për pesë përqind,” shkroi Rutte, duke iu referuar objektivit për shpenzimet ushtarake prej 5% të PBB-së që Trump ka kërkuar nga vendet anëtare të NATO-s.

Kallas vlerësoi këtë komunikim, duke thënë: “Mark Rutte po flet me Trumpin në një mënyrë që ai e kupton, dhe është e rëndësishme që kjo të përcillet. Mendoj se të gjithë duhet të bien dakord për këtë objektiv 5%.”

Sipas saj, Evropa po bën përpjekje të mëdha për të rritur kapacitetet mbrojtëse.

“Presidenti Trump ka kërkuar prej kohësh që të gjithë të kontribuojnë më shumë për mbrojtjen e tyre. Evropa po hedh hapa të qartë përpara dhe të gjithë po bëjnë më shumë.”

Kallas: Dobësia provokon Putinin

E pyetur nëse ka një ndryshim në qasjen amerikane ndaj luftës në Ukrainë krahasuar me qëndrimet e aleatëve europianë, Kallas tha se rritja e shpenzimeve mbrojtëse nga shtetet anëtare nënkupton gjithashtu më shumë mbështetje për Ukrainën.

“Evropa është e vendosur ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën dhe të shtojë presionin ndaj Rusisë që të kërkojë paqe. Kjo është shumë e qartë për ne,” theksoi ajo.

Kallas paralajmëroi se siguria globale është e ndërlidhur dhe se në luftën në Ukrainë po marrin pjesë aktorë si Koreja e Veriut dhe Irani.

Ajo theksoi se anashkalimi i sanksioneve nga vende të treta rrezikon të përhapë agresionin edhe në rajone të tjera.

“Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen është rruga më e mirë për të frenuar agresionin e Presidentit rus Vladimir Putin,” tha Kallas. “Unë nuk e kuptoj mendjen e Putinit, por është e qartë se ai e kupton forcën. Nëse jemi të fortë, nuk na sfidon. Dobësia e provokon atë.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për korrupsion me biletat dhe ftesat VIP gjatë Evropianit, hetuesit gjermanë bastisin zyrat e Federatës së Futbollit

Hetuesit gjermanë kanë kryer kërkime në të gjithë vendin, përfshirë zyrat e shoqatës së futbollit DFB, si pjesë e një hetimi mbi shkelje të dyshuara...
11:40 | 02/07/2026

Bisedimet SHBA-Iran, ndërmjetësuesit: Negociatat do të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khamenei

Negociatat midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara pritet të rifillojnë pas funeralit të Ajatollah Ali Khameneit, thanë të enjten ndërmjetësuesit e Katarit dhe Pakistanit. Ceremonitë...
11:26 | 02/07/2026

Përfshihet nga zjarri një spital në Gjermani, dy të vdekur dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Të paktën dy persona u vranë dhe 34 të tjerë u plagosën në një zjarr që shpërtheu herët të enjten në çatinë e një spitali...
11:02 | 02/07/2026