Kallëzohet në SPAK kryebashkiaku i Skraparit, akuzohet për korrupsion
Kryebashkiaku i Skraparit, Adriatik Mema është kallëzuar penalisht në SPAK për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”.
Mema është kallëzuar penalisht në Prokurorinë e Posaçme nga dy qytetare të Skraparit, shtetaset Adriana Qevani dhe Miranda Bakiasi.
Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dhe “shpërdorimit të detyrës”.
Sipas kallëzimit penal të depozituar në SPAK, kryebashkiaku Mema ka favorizuar nëpërmjet mosveprimit Shoqërinë “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasin Anesti Topi, të cilët po ashtu janë kallëzuar në SPAK dhe akuzohen për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor”, dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.
Në padi pretendohet se Adriatik Mema ka lejuar shtetasin Anesti Topi, të shkatërrojë një parcelë toke prej 5.3 ha tokë pyll 50 vjeçar me dru ahu dhe panjë, të ndodhur në Komunën Leshnje, Skrapar. Sipas kallëzuesve, kjo tokë po shfrytëzohet në mënyrë të kundërligjshme dhe të padrejtë nga të kallëzuarit shoqëria “Topi – Eki” sh.p.k. dhe shtetasi Anesti Topi, të cilët janë favorizuar nga institucionet ligjzbatuese por edhe nga ana e Bashkisë së Skraparit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
Protestuesit ritheksojnë kërkesat: Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike
- 21:13 Nga mbështetja e diasporës te incidenti me mikrofonin, çfarë ndodhi në protestën para Kryeministrisë
- 20:57 Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua
- 20:55 NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë
- 20:54 Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)
- 20:51 Zbulohen dy planetë gjigantë “super-puffs”
- 20:42 Video prekëse: Burri i moshuar mban gruan e tij për ta qetësuar gjatë tërmetit, brenda apartamentit të tyre