Kaloi herësin në Tiranë, Xhafaj falënderon votuesit: Jam duke monitoruar procesin e numërimit
Kandidati i PS-së në qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj falënderon të gjithë qytetarët që zgjodhën emrin e tij në listë, si edhe familjarët për mbështetjen.
Teksa ka kaluar herësin e votave në këtë qark, në një postim në Twitter, Xhafaj shprehet se është duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.
“Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qenë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit”, shkruan Xhafaj.
Shifrat tashmë publike konfirmojnë se e kam kaluar pragun minimal për të qënë deputet në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë. Së bashku me ekipin e fushatës jemi duke monitoruar përfundimin e procesit të numërimit për të respektuar çdo votë në kutitë e votimit.
— Fatmir Xhafaj (@FatmirXhafaj) April 29, 2021
Sipas të dhënave të KQZ-së, nga numërimet e deritanishme të votës preferenciale Xhafaj ka siguruar 13.164, duke siguruar mandatin e deputetit, edhe pse ishte i renditur i 23 në listën e Tiranës.
Lexoni gjithashtu:
Live Blog: Kandidatët që sigurojnë mandatin e deputetit
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit