Kam të njëjtën dhimbje, thotë vajza e protestuesit të vrarë
“Nuk jam e zhgënjyer, kam besim tek drejtësia”. Kështu është shprehur gjatë homazheve para Kryeministrisë vajza e Ziver Veizit, protestuesit që u vra më 21 janar 2011.
“Shpresa na mban gjallë, kemi shpresë. Nuk ka rëndësi sesa vite kalojnë, i njëjti emocion, e njëjta dhimbje. Kam shumë mall. Çdo vit e përjetoj njësoj. Nuk jam e zhgënjyer nga drejtësia, kam besim të drejtësia”, u shpreh Ana Veizi.
Ndërsa një familjar tjetër, deklaroi se deri më tani drejtësia nuk është vendosur për këtë ngjarje, por beson tek SPAK.
“Deri më sot nuk ka funksionuar drejtësia. PD ka sabotuar gjykimin e çështjes. Presim ndërhyrjen e drejtësisë së re që po zhvishet nga korrupsioni politik dhe moral dhe kemi bindjen që çështja do kalojë tek SPAK për t’u rigjykuar. Ne besojmë tek SPAK”, tha ai.
Në protestën e 11 janarit të 2011 mbetën të vrarë protestuesit: Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Protesta e organizuar nga Partia Socialiste, që në atë kohë ishte në opozitë, kërkonte rrëzimin e qeverisë Berisha.
Gjatë protestës situata doli jashtë kontrollit dhe Garda e Republikës qëlloi me armë zjarri mbi protestuesit. Katër viktimat janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta