Kamala Harris mes dy figurave për të zgjedhur kandidatin për nënpresident

6 Gusht 2024 | 14:10

Kandidatja e demokratëve për presidente të Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris e ka ngushtuar në dy emra listën se kë të zgjedhë për të garuar në pozitën e nënpresidentit, në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Harris do të zgjedhë në mes të guvernatorit të Pensilvanisë, Josh Shapiro apo atij të Minesotas, Tim Walz.

Harris, nënpresidente e Shteteve të Bashkuara, pritet të bëjë të ditur emrin të martën, para se të bëjë daljen e parë publike me kandidatin për nënpresident, në një organizim të Universitetit Temple në Filadelfia.

Ai organizim do të shënojë nisjen e një tuneu pesëditor në shtatë shtete të ndryshme amerikane, me qëllim të rritjes së mbështetjes para zgjedhjeve presidenciale.

Zgjedhja e kandidatit për biletë presidenciale është ndër vendimet më të rëndësishme në karrierën politike të Harrisit, teksa ajo tenton të mposhtë kandidatin e republikanëve, ish-presidentin, Donald Trump dhe senatorin amerikan, J.D. Vance, të përzgjedhur prej Trumpit si kandidat për nënpresident.

Shapiro, 51 vjeç, është yll në rritje në parti dhe ka mbështetje të konsiderueshme në Pensilvani, shtet kyç për fitoren e një kandidati në zgjedhje, shkruan REL.

Nëse Harris e zgjedh atë, Shapiro do të mund të bëhet hebreu i parë si nënpresident amerikan, derisa Harris synon të bëhet gruaja e parë me ngjyrë në pozitën e presidentes së SHBA-së.

Walz, 60-vjeçar, ish-anëtar i Gardës Ushtarake Kombëtare, dhe ish-mësues, e ka rritur secilën herë e më shumë emrin e tij në parti dhe së fundmi njihet për kritikat që ua ka bërë Trumpit dhe Vances.

Kandidatët do ta marrin vesh të hënën në mbrëmje apo të martën në mëngjes së kë e ka zgjedhur Harris.

Ajo i ka nisur kërkimet rreth kandidatit për nënpresident vetëm dy javë më parë, pasi presidenti aktual, Joe Biden është tërhequr nga gara dhe e ka mbështetur nënpresidenten për të vazhduar përpara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026