Kamionët me ndihma futen mes bombardimeve në Gaza, autokolona hyn përmes Egjiptit

23 Tetor 2023 | 15:44

Pavarësisht bombardimeve, një tjetër autokolonë hyri në Gaza përmes kalimit të Rafahut. Bëhet fjalë për grupin e dytë pas 20 kamionëve të parë që kaluan pikën kufitare ditën e shtunë. Si Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë garantuar se rrjedha e furnizimeve me ndihma do të vazhdojë.

Martin Griffiths, shefi i operacioneve humanitare të OKB-së, ka konfirmuar ardhjen e 14 kamionëve të tjerë me ndihma, duke deklaruar se ato përbëjnë një tjetër shpresë të vogël për palestinezët, edhe pse ka paralajmëruar se ata kanë nevojë për shumë më tepër.

Që prej 7 tetorit, popullsia në Gaza është gjendur nën rrethimin e Izraelit, që bllokoi furnizimet dhe organizatat humanitare ndërkombëtare që bënë thirrje për një mbështetje urgjente me ndihma për civilët.

Pas një telefonate të zhvilluar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, presidenti amerikan Joe Biden deklaroi se ndihmat po u shpërndahen palestinezëve në nevojë.

Dy liderët diskutuan edhe për përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjitha pengjeve të mbetura në duart e Hamasit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Carney dhe Trump zhvillojnë një bisedë telefonike, çfarë u diskutua

Kryeministri kanadez Mark Carney tha të enjten se Presidenti i SHBA-së Donald Trump e telefonoi të mërkurën përpara bisedimeve të NATO-s, duke përshkruar një bisedë...
20:57 | 25/06/2026

NATO do njoftojë dhjetëra miliardë dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin e Ankarasë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha të enjten se aleanca do të zbulojë dhjetëra miliarda dollarë në kontrata të reja mbrojtëse në samitin...
20:55 | 25/06/2026

Pamje nga ajri, imazhet e shkatërrimit nga tërmetet katastrofike në Venezuelë (VIDEO)

Pamjet e marra nga ajri tregojnë nivelin e shkatërrimit nga 2 tërmetet 7,2 dhe 7,5 të shkallës rihter që goditën Venezuelën. Të paktën 188 persona...
20:54 | 25/06/2026