Kampioni italian firmos me ekipin e Petronas Yamaha, Rossi edhe një vit në MOTO GP
Piloti italian i MOTO GP, Valentino Rossi do të vazhdojë të garojë edhe në sezonin e ardhshëm.
“Doktori” firmosi një rinovim një vjeçar me ekipin e Petronas Yamaha që rrjedhimisht hedh poshtë spekulimet mbi një tërheqje të mundshme në fund të këtij sezoni.
Gjiganti japonez, Yamaha bëri të ditur se 41-vjeçari, fitues i 7 titujve kampion në MOTO GP, gëzon mbështetjen e plotë të skudrës dhe do të ndërrojë vendet me pilotin francez, Fabio Kuartararo, i cili do të garojë përkrah spanjollit Maverik Vinjales.
“Jam shumë i lumtur dhe shumë krenar për këtë vendim pasi unë dëshiroj të vazhdoj të garoj. Ky është një sezon i çuditshëm, dhe plani im në fillim ishte që do shihja nëse jam ende kompetitiv dhe më pas do flisnim me Yamaha-n dhe ekipin e e Petronas. Por është shumë lajm i mirë. Kam kohë që qëndroj me Yamaha dhe mendoj se kjo lëvizje do të jetë e mirë për mua. Falënderoj ekipin dhe Yamaha-n për mbështetjen që më japin”,- tha në fjalën e tij Valentino Rosii.
Piloti italian mban rekordin për sa i përket numrit të garave në këtë garë, teksa në 20 vite karrierë, “doktori” ka arritur të triumfojë 89 herë në kategorinë e MOTO GP.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta