Kanabis në parcelat e domateve, Muço: Fidanët u mbollën me kërkesë të Prokurorisë

13 Korrik 2021 | 16:40

Një një video të publikuar nga Ministria e Bujqësisë shfaqeshin disa bimë kanabis në mes të perimeve të tjera në serat e Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Lushnjë. Edhe pse pamjet u retushuan, zyrtarisht është pranuar kultivimi i disa bimëve narkotike për qëllime hetimore të Policisë dhe Prokurorisë.

Andrea Muço, drejtor i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnjë thotë se kjo procedurë ndiqet që prej vitit 2010 dhe bëhet sipas një protokolli të përcaktuar, që fillon nga marrja në dorëzim e farërave, mbjellja e tyre, shërbimet dhe dorëzimi i bimëve sipas dokumentacionit përkatës.

Gjithashtu sqarohet se për mbjelljen e këtij numri të kufizuar bimësh shfrytëzohen të njëjtat ambiente që përdoren edhe për kultivimin e bimëve të tjera pasi sipas z. Muço “kërkesat teknologjike të kanabis përputhen përafërsish me ato të perimeve, që nga mbjellja dhe prodhimi i fidanëve”.

Andrea Muço tha gjatë një interviste për Euronews Albania se kultivimi i bimëve kanabis është bërë për llogari të prokurorisë dhe policisë.

Ndonëse kërkesa është bërë në fakt nga policia, ia tha se mbjellja është bërë me kërkesë të Prokurorisë pa bërë specifikime të hollësishme. Ai shtoi se “kjo formë bashkëpunimi është e hershme.

“Kjo bëhet që prej vitit 2010 sipas një protokolli të përcaktuar qartë. Ato bimë qëndrojnë tek ne nga 45 deri në 60 ditë dhe nuk hyjnë në fazën ku mund të përdoren dhe më pas dërgohen në laborator”, tha z. Muço.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026