Kanabisi mjekësor në Shqipëri, niveli i substancës THC më i ulët se në SHBA e Europë

7 Tetor 2022 | 16:20

Në draftin e përgatitur nga Ministria e Shëndetësisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore sanksionohet që niveli i substancës tetrahidrokanabinol, njohur shkurtimisht si THC të mos jetë më e lartë se 0.2 për qind.

Projektligji lejon edhe reklamimin në mediat e shkruara dhe elektronike të produkteve dhe nënprodukteve nga bimët që përmbajnë përqendrim më të ulët se ky nivel.  

THC është substanca kryesore psikoaktive e bimës. Niveli i vendosur nga Shqipëria është më i ulët se niveli i lejuar në disa shtete të SHBA dhe Europë, ku është e vendosur jo më shumë se 0.8 për qind.

Rreth 65 për qind e hapësirës prej 38 vendesh të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik, OECD lejon kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në pjesën dërrmuese të tyre niveli maksimal i THC-së është vendosur 0.4 për qind.

Shumica e këtyre vendeve e kanë të dekriminalizuar përdorimin vetjak rekreativ, por aplikojnë gjoba. Gjashtë vende e klasifikojnë si vepër penale. Edhe në Shqipëri e tillë mbetet. Drafti i Ministrisë së Shëndetësisë nuk dekriminalizon konsumin rekreativ të hashashit.

Vendet e OECD, ku lejohet konsumi janë Belgjika, Holanda, Spanja, Kanadaja, Kili, Portugalia dhe Meksika, ndërsa në Itali dhe Luksemburg konsumimi dhe posedimi në sasi minimale është i dekriminalizuar, por ndalohet në publik dhe gjobitet.

Në SHBA, ligji federal ndalon kultivimin, tregtimin dhe konsumin vetjak të kanabisit, qoftë mjekësor. Por, përmes një memoje të 2013-s, Departamenti i Drejtësisë i hapi rrugë kultivimit për qëllime mjekësore dhe rekreacionale. Në këtë dokument udhëzohej se administrata federale do të toleronte fenomenin me kusht që të mos shkaktojë rritje të kriminalitetit te shtetet që do ta aplikojnë. 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026