Kancelarja Merkel uron Kurtin për postin e kryeministrit
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e ka uruar Albin Kurtin me rastin e rizgjedhjes së tij kryeministër i Kosovës.
Lajmi bëhet i ditur nga zyra e kryeministrit të Kososvë, e cila thekson se Kancelarja Merkel në telegramin e urimit për Kurtin ka thënë se në përballje me detyrat sfiduese, Kosova do ketë mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë.
“Mund të llogarisni në mbështetjen dhe partneritetin e Gjermanisë”, thuhet në telegramin e urimit, siç raporton zyra e kryeministrit Kurti.
Më tej, Merkel ka veçuar vëmendjen ndaj pandemisë COVID-19 dhe synimet e qeverisë së re për reformat në sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Po ashtu, kancelarja e Gjermanisë ka përmendur si çështje edhe dialogun me Serbinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta