Kandidatët për zgjedhjet e 14 shkurtit, analisti Rashiti: Kanë sfidën e certifikimit, ka edhe emra të rinj

18 Janar 2021 | 07:08

Analisti Naim Rashiti foli në Euronews Albania për zgjedhjet në Kosovë dhe listat me emrat e kandidatëve për deputetë.

Zoti Rashiti sqaroi se tashmë do të ketë një sfidë me certifikimin e kandidatëve, pasi do iu bëhet sërish një verifikim nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve.

“Ligjërisht duhet të kemi pak sfidë deri në certifikimin e kandidatëve. Me vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese kërkohet një verifikim më i plotë dhe Këshilli Qendror Zgjedhor do të implentojë këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese”, tha ai.

Ai u shpreh se në listat e kandidatëve për deputetë u vu re që ka figura të reja në skenën politike në Kosovë.

“Në skenën politike në Kosovë kemi pasur integrime. Çdo zgjedhjeve ka pasur integrime të emrave të shoqërisë civile dhe medias. Ta themi troç, nëse nuk do të kishim ata, skena politike do të ishte shumë më e varfër”, tha ai më tej.

“Subjektet politike po bëjnë përpjekjet që të integrojnë çdo personalitet që është e mundur, nga i cili mund të krijojnë një imazh më të mirë tek popullata”, u shpreh ai.

Zoti Rashiti tha më tej se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të jenë së bashku në fushatë dhe në forminin e qeverisë nëse dalin fitues. 

“Unë u befasova nga radhitja e tillë. Duke ditur se mund të ketë një procedurë ligjore, ndoshta zoti Kurti do t’i ankohet Komisionit të Ankesave, Gjykatës Supreme dhe në fund mund të përfundojë Osmani mbartëse e listës. Ata të dy do të jenë së bashku në fushatë dhe do të jenë së bashku në procesin e formimit të qeverisë”, tha ai.

“Nuk ka pengesa ligjore që pengojnë zotin Kurti, ndryshe nga kjo që pamë me ligjin zgjedhje, për të qenë mbartës i qeverisë, për të emëruar në pozita të larta politike.”, tha analisti.  

Lexoni gjithashtu:

Kosovë, KQZ paditet në gjykatë për verifikimet e votuesve të diasporës

Mbyllen listat e 14 shkurtit, shoqëria civile ngre shqetësimin e kandidatëve të inkriminuar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026