Kandidatët problematikë, Braho: Përgjegjësi politike në radhë të parë, diferencën duhet ta bëjnë votuesit
Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi dje Ambasadës Amerikane informacione shtesë lidhur kandidatin për deputet, Tom Doshi. Për këtë të fundit, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka kërkuar disa herë të mos jetë pjesë e listave. Përveç tij, prokuroria po verifikon edhe 27 kandidatë të tjerë. Fillimisht informacion është kërkuar nga institucionet vendase ndërsa për raste të caktuara pritet të dërgohen edhe letër-porosi në shtete të ndryshme. Vetë kandidatëve që po verifikohen do t’u kërkohet marrja e gjurmëve të gishtave.
Ledio Braho, anëtar i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha për Euronews Albania se megjithëse se ligji për dekriminalizmin është i qartë në rastet kur jemi në kushtet e dyshimeve për kandidatë të caktuar, janë votuesit që duhet ta bëjnë diferencën duke mos i votuar këta individë.
Sipas tij, partitë politike kanë në dorë një mekanizëm dhe mund të kërkojnë informacion në çdo kohë për emrat që kanë vendosur të kandidojnë për deputetë, ndaj kjo është përgjegjësi politike në radhë të parë.
Jo më kot tha z. Braho, ambasadorja e SHBA vazhdimisht u ka bërë thirrje subjekteve politike që të mos kandidojnë persona problematikë dhe me rekorde kriminale, në mënyrë që të shmanget që në fillim kjo pjesë e të mos shkohet më tej deri në mosdhënien e mandatit apo heqjen e tij për persona që pas verifikimit të institucioneve përkatëse do të rezultojnë problematikë.
“Është qartësisht çështje vullneti, mekanizmat janë të tillë që në çdo moment partitë kanë të drejtë që t’i drejtohen institucioneve në çdo kohë për të kryer verifikime për këta persona”, tha z. Braho.
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset