Kandidati i PS, Benet Beci: Shkodra duhet të dalë nga koncepti i bastionit për t’u bërë pjesë e zhvillimit
Benet Beci, numri 3 për Partinë Socialiste në Qarkun e Shkodrës tha për gazetaren Ilva Tare se e ndërmori iniciativën për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit pas një karriere të gjatë menaxheriale, pasi sipas tij ishte koha për një transformim rrënjësor edhe në Shkodër.
“Politikën e shoh si një derë për të avancuar po në të njëjtën linjë të zhvillimeve dhe transformimeve që kemi bërë me vite, por nga një këndvështrim tjetër,” u shpreh z. Beci.
Kandidati e përshkroi fushatën si të qetë, ndërsa u shpreh optimist për rezultatet e pritshme të PS, në qarkun të cilin Tare ia rikujtoi se është bastion i kundërshtarëve demokratë.
“Shkodra ka nevojë të dalë nga koncepti i bastionit, i stanjacionit drejt një zhvillimi, ku urat janë mesazhi që duhet të japim për bashkëpunimin, ku qyteti është më i rëndësishëm sesa mendimi për politikën. Flamuri i qytetit është shumë më i mirë se ai i bastionit,” u shpreh z. Benet Beci.
“Shoh që njerëzit duan të dalin të votojnë PS, se e ka provuar në këto vite se bën ndryshime rrënjësore që të kemi mundësi ta fusim Shkodrën në ritmin e zhvillimin e vendit”, shtoi kandidati i PS në Shkodër.
Ai u shpreh se ndryshe nga ç’mund të shihet ditët e fundit të fushatës në qytete të ndryshme të Shqipërisë, situata në Shkodër duket e qetë, madje ai nënvijëzoi se pak më herët kishte zhvilluar një takim me një prej rivalëve të tij politik në një nga zyrat elektorale të PD.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit