Kandidati për president në Korenë e Jugut premton bashkëpunim me Korenë e Veriut

26 Maj 2025 | 10:00

Kandidati liberal presidencial i Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, tha sot se nëse zgjidhet, do të kërkojë të rivendosë komunikimin me Korenë e Veriut, duke përfshirë edhe një linjë telefonike ushtarake.

Lee, i cili sipas sondazheve ka shanset më të mira për të fituar zgjedhjet e 3 qershorit, tha në një mesazh në Facebook se do t’i menaxhonte në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet me Kinën, të cilat, sipas tij, arritën nivelin më të ulët historik gjatë administratës së mëparshme.

Ai u zotua të zhvillojë marrëdhënie me SHBA-në si një aleancë strategjike gjithëpërfshirëse, për të trajtuar çështjet historike dhe territoriale që lidhen me Japoninë në një mënyrë parimore, ndërsa punon për të forcuar bashkëpunimin e Koresë së Jugut me Uashingtonin dhe Tokion.

Në Korenë e Jugut, fushata për zgjedhjet e parakohshme presidenciale, të cilat do të mbahen më 3 qershor, filloi në mesin e majit. Kandidatët në përgjithësi shpallin bashkimin e një shoqërie thellësisht të polarizuar dhe stimulimin e rritjes ekonomike, në një kohë kur negociatat tregtare me Shtetet e Bashkuara janë të afërta.

Zgjedhjet e parakohshme do të zgjedhin një pasardhës të Presidentit Yun Suk-yeol, i cili u nxorr nga detyra për urdhërimin e një ligji ushtarak afatshkurtër, i cili shkaktoi një krizë politike në vend.

Favorit në zgjedhje konsiderohet kandidati i Partisë Demokratike Liberale, Lee Jae-myung, i cili humbi ndaj Yun Suk-yeol në zgjedhjet e mëparshme presidenciale, raporton Reuters.

Gjyqet e tij të vazhdueshme, të lidhura me akuzat për ryshfet dhe një skandal zhvillimi pasurish të paluajtshme me vlerë 1 miliard dollarë, janë shtyrë deri pas zgjedhjeve.

Në një tubim fushate, i veshur me një jelek antiplumb për shkak të kërcënimeve të sigurisë, Lee Jae-myung premtoi të bëhej një udhëheqës unifikues dhe të kapërcente krizën tregtare të shkaktuar nga tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump.

Nëse zgjidhet, Lee ka njoftuar se do të punojë për të riparuar marrëdhëniet e përkeqësuara me Korenë e Veriut, me të cilën Koreja e Jugut është teknikisht në luftë , dhe do të përqendrohet në përmirësimin e marrëdhënieve diplomatike me Evropën.

Rivali i tij konservator nga Partia e Pushtetit Popullor (PPP), Kim Moon-soo, e nisi fushatën e tij në një treg publik në Seul, duke ngrënë supë me salçiçe koreane së bashku me shitësit dhe duke premtuar të ringjallë bizneset e vogla në një ekonomi të ngadaltë.

Nëse zgjidhet, Kim ka propozuar një takim urgjent me Trump për të negociuar tarifat dhe njoftoi se do të përqendrohet në forcimin e aleancës së sigurisë me Shtetet e Bashkuara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE nis betejën me lajmet e rreme të krijuara nga inteligjenca artificiale

Nga kjo e diel, kompanitë e inteligjencës artificiale do të përballen me rregulla të reja në Bashkimin Evropian. Sipas Aktit të BE-së për Inteligjencën Artificiale...
20:45 | 28/07/2026

“Më pëlqen të bëj diçka të papritur”, pse aktorja Emma Roberts zgjodhi të veshë fustan të zi gjatë dasmës së saj?

Aktorja Emma Roberts zbuloi për ndjekësit arsyen pse vendosi të veshë një fustan të zi në festën pas dasmës së saj me aktorin Cody John....
20:41 | 28/07/2026

Kina në bisedime me rebelët Huthi të Jemenit për të lejuar anijet të lundrojnë nëpër Detin e Kuq

Kina ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me rebelët Huthi të Jemenit për t’u mundësuar tankerëve të saj të lundrojnë nëpër Detin e Kuq jugor pa...
19:55 | 28/07/2026