Kandidatura e Osmanit për presidente, opinionistja Maliqi: Nëse LDK nuk e voton Osmanin, vendi shkon sërish në zgjedhje

24 Mars 2021 | 16:20

Opinionistja Aferdita Maliqi në një lidhje direkte për Euronews Albania komentoi mbi rezultatet e pritshme nga takimi i sotëm midis Vjosa Osmanit dhe kreut të ri të LDK-së, Lumir Abdixhiku. E pyetur se si do të pritet kandidatura e znj. Osmani për presidente, Maliqi u shpreh se Vjosa Osmani ka mbështetjen e partisë fituese dhe minoriteteve por nuk dihet nëse mund të marrë vota nga partitë e tjera.

“Kemi një kandidate të vetme për presidente e cila ka mbështetjen e partisë në pushtet dhe të minoriteteve por ende nuk dihet a do të arrijë të marrë vota nga partitë shqiptare për shumë arsye dhe për raportet që ka krijuar në të kaluarën e saj politike”, u shpreh opinionistja.

Maliqi theksoi se PDK-ja është kundër Osmanit si presidente, ndërsa vendimi i LDK-së pritet të merret pas takimit të kreut të saj me Osmanin. LDK e ka krijuar Osmanin si politikane, tha Maliqi dhe pritet të qartësohet nëse vendimi i partisë do të jetë pro apo kundër.

“Ajo ka pasur një raport jo të mirë me partinë demokratike dhe është një nga politikanet që është ngritur në bazë të kritikave dhe akuzave që ka bërë kundër PDK-së dhe kreut të PDK-së që tani është në Hagë. Në këtë moment nuk e ka mundësinë për të pasur votën  e 19 deputetëve të PDK-së e cila zyrtarisht ka deklaruar se nuk do të votojë për presidente Osmanin. Një pozicion qartësues e ka LDK që e ka krijuar Vjosën si politikane. Kemi zëra të ndryshëm, pro dhe kundër. Pas takimit me Abdixhiku – Osmani, LDK do të dalë me një vendim të qartë, sigurisht edhe pas miratimit në kryesinë e vet”, tha Maliqi.

Aferdita Maliqi theksoi se nëse LDK nuk e voton Osmanin, vendi mund të shkojë sërish në zgjedhje, ndërsa nuk la pa përmendur se znj. Osmani e ka dëmtuar LDK-në si parti, duke i marrë një pjesë të madhe të votave në zgjedhjet e fundit.

“Nëse nuk e voton Vjosën, vendi rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. Vjosa e ka dëmtuar LDK-në, i ka marrë diku tek 100 mijë vota dhe është një nga shkaktarët se pse LKD-ja është në 13% në zgjedhjet që përfunduan”, u shpreh Aferdita Maliqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026