Kanosi me armë 38-vjeçarin pas një konflikti, arrestohe 45-vjeçari në Durrës

17 Shkurt 2026 | 10:22

Një 45-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Durrës. Policia njofton se arrestimi i tij ka ardhur pasi të hënën ai ka kanosur me armë një 38-vjeçar pas një konflikti në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”.

Policia ka sekuestruar mjetin e të arrestuarit ndërsa brenda mjetit gjetën bërthamën e predhës së një fisheku luftarak. Gjithashtu po punohet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes.

”Durrës/ Kanosi me armë zjarri, një shtetas, për motive të dobëta, arrestohet 45-vjeçari. Sekuestrohen automjeti i 45-vjeçarit dhe bërthama e predhës së një fisheku luftarak, që u gjet në këtë automjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, si rezultat i hetimeve të kryera pas kallëzimit nga një 38-vjeçar, për një shtetas që e kishte kanosur me armë zjarri, arrestuan në flagrancë shtetasin:

-E. K., 45 vjeç, banues në Xhafzotaj.  Ky shtetas dyshohet se më datë 16.02.2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasin E. D., 38 vjeç, dhe e ka kanosur atë, me  armë zjarri të dyshuar automatik.

Gjatë veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë gjetur në automjetin e 45-vjeçarit, bërthamën e predhës së një fisheku luftarak. Vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, të cilën autori e ka fshehur pas ngjarjes, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026