Kanye West vjen në Shqipëri, reperi amerikan koncert në Tiranë më 11 korrik
Tirana është gati të përjetojë një nga momentet më të mëdha në historinë e saj kulturore dhe artistike.
Artisti me ndikim global Kanye West do të ngjitet në skenë për një performancë unike “one-night-only”, më 11 Korrik duke sjellë në vendin tonë një produksion gjigand, të standardeve më të larta botërore.
Eventi do të zhvillohet në një hapësirë të dedikuar enkas për këtë performancë – Eagle Stadium, një stadium i përkohshëm me kapacitet prej rreth 60,000 spektatorësh, i ndërtuar përgjatë aksit Tiranë–Durrës.
Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm në infrastrukturën e eventeve dhe shënon një hap të ri për pozicionimin e Shqipërisë si destinacion për ngjarje të mëdha artistike dhe kulturore.
Prania e tij në Tiranë përbën jo vetëm një moment të rëndësishëm për publikun shqiptar, por edhe një mundësi të jashtëzakonshme për të rritur profilin ndërkombëtar të vendit përmes industrisë së eventeve dhe turizmit kulturor.
Koncerti i 11 korrikut 2026 pritet të jetë një moment historik për skenën artistike shqiptare dhe një hap i ri drejt pozicionimit të Tiranës si një destinacion për evente të mëdha ndërkombëtare.
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen
- 21:40 Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit