Kaos në Francë, sektori publik në grevë për paga dhe kushte më të mira

10 Nëntor 2022 | 14:50

Franca është përfshirë nga një grevë kombëtare e sektorit publik, punonjësit e të cilit kërkojnë rritje të pagave për t’i bërë ballë inflacionit në rritje. Greva ka shkaktuar probleme të shumta kryesisht për udhëtarët në Paris.

Duke pritur çoroditje të sistemit të transporteve, shumë parizienë dolën me biçikleta ose shkuan në punë në këmbë.

“Synimi për të pasur zero metro dhe zero trena rajonalë u arrit këtë të enjte. Këtu në Paris, shumë stacione janë të mbyllura për publikun dhe një fluks i madh i trafikut pritet të verifikohet në orën e pikut.

Kjo është një lëvizje e cila sapo ka filluar, sipas shumë sindikatave të punës që thonë se kjo lëvizje sociale do të zgjerohet në javët dhe muajt e ardhshëm, sidomos nëse kërkesat e punonjësve nuk dëgjohen.

Punëtorët që pritet të mbushin rrrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera të mëdha të Francës kërkojnë paga më të larta, kushte më të mira pune dhe mbi të gjitha rritjen e presionit ndaj administratës së presidentit Emmanuel Macron, sidomos në lidhje me sistemin e pensioneve.

Në vend janë bërë edhe thirrje për greva të tjera, përfshirë një për afat të pacaktuar, duke filluar nga java e ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë

Numri i të rinjve refuzojnë shërbimin ushtarak të armatosur në Gjermani është rritur ndjeshëm këtë vit, duke minuar një përpjekje të Berlinit për të krijuar ushtrinë më...
21:12 | 14/07/2026

Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje

Ministri i Jashtëm Rus Sergey Lavrov ka deklaruar se sulmet e SHBA-së ndaj Iranit i japin fund mundësisë për një marrëveshje të përkohshme paqësore. Ai...
19:19 | 14/07/2026

BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA

Një zëdhënës i BE-së ka kundërshtuar pohimin e administratës Trump se gjykata ndërkombëtare penale përbën një kërcënim për sovranitetin e SHBA-së, një ditë pasi qeveria...
18:16 | 14/07/2026