Kaos tek Drejtoria e Policisë, protestuesit revoltë për vrasjen e të riut Klodian Rasha
Grupet e të rinjve që protestojnë që nga pasditja e sotme për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga një efektiv policie, janë zhvendosur në orët e mbrëmjes në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku u kanë vënë flakën koshave të plehrave dhe kanë shkatërruar dekorimet e vendosura nëpër rrugë nga bashkia për festat e fundvitit.
Policia është përgjigjur duke hedhur ujë me presion në drejtim të tyre me anë të një autoboti që ishte pozicionuar në rrugën që të çon për tek drejtoria e policisë.
Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi raportoi se një pjesë e protestuesve u shpërndanë pas ndërhyrjes së policisë edhe me gaz lotsjellës, por një numër prej 200-250 prej tyre vijojnë të qëndrojnë në rrugën ‘Myslym Shyri’, në përpjekje për të arritur Drejtorinë e Policisë.
Ai tha se për shkak të situatës së krijuar, pjesa më e madh e bizneseve të zonës kanë mbyllur qepenat. Në zonë kanë qenë edhe shërbimet zjarrfikëse që kanë ndihmuar në shuarjen e zjarreve të vendosura nga protestuesit nëpër koshat e mbeturinave, ndërsa duket se moti i pafavorshëm me shi ka bërë që numri i të rinjve të grumbulluar të vijë në rënie.
Gazetari i Euronews Albania bëri me dije se ka pasur thirrje për një tjetër protestë pas orës 22:00 të mbrëmjes së sotme, por nga ana e policisë thuhet se do të merren të gjitha masat për të mos lejuar asnjë veprim antiligjor.
Lexoni gjithashtu:
LIVE l A po fshihet e vërteta e vrasjes së 25-vjeçarit? Ekspertët dhe gazetarët debat në ‘Ilva Now’
Vrasja e 25-vjeçarit, Basha: Përgjegjës s’është vetëm efektivi, Rama dhe Lleshaj të dorëhiqen
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta