Kapen 14 pako me rreth 12 kilogramë kokainë në portin e Durrësit

13 Korrik 2021 | 13:19

Autoritetet portuale të Durrësit kanë mundur të kapin ditën sotme një sasi prej rreth 12 kilogramësh kokainë.

Sasia e drogës, e ndarë në 14 pako, u pikas e fshehur në pjesët e brendshme të një kontejneri me ngarkesë bananesh, ardhur nga Ekuadori në Amerikën e Jugut.

Pas pikasjes së ngarkesës ajo është mbajtur në mbikëqyrje për të paktën dy ditë, deri në momentin që është kërkuar të transportohej.

Të dhëna të siguruara nga Euronews Albania konfirmojnë se ngarkesa është nisur nga Guayaquil, në Ekuador më 26 maj.

Më 16 qershor ka mbërritur në portin Tangier Mediterranee të Marokut më pas ka vijuar në portin e Pireut në Greqi dhe më tej në orën 05:55 të datës 11 korrik në Durrës.

Në fund të operacionit policia tha se sasia ishte 11 kilogramë e 650 gramë. Ndërkohë në lidhje me ngarkesën u shoqëruan dy punonjës të firmës “Alba Exotic Fruit”, e cila kishte bërë porosinë e bananeve.

Vlen të thuhet se gjatë vitit 2019, kompanisë “Alba Exotic Fruit” iu kap gjithashtu një sasi prej 137 kilogramësh kokainë në kontejner.

Kjo është ngarkesa e pestë e madhe me kokainë që pikaset nga autoritetet shqiptare brenda këtij viti.

Në qershor në kufirin me Malin e Zi u kapën 324 kilogramë kokainë fshehur në një kamion që kishte kaluar tranzit në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut me destinacion Napolin në Itali.

Në muajin maj rreth 400 kilogramë kokainë u kapën në Kosovë pasi kishin kaluar nga Shqipëria ndërsa në muajin prill në portin e Durrësit u kapën dy ngarkesa 143 dhe 49 kilogramë.

Shumicën e rasteve autoritetet kanë përfunduar operacionet me arrestimin e administratorëve të kompanive porositëse të ngarkesës parësore apo dhe drejtuesit e kamionëve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026